Ahmeti: Kandidatit për kryeministër do të merret vesh ditën e parë të fushatës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në intervistë për Klan Kosovën i konfirmoi pohimet e deputetit integrist Artan Grubi, i cili në ClickPlus të TV21 tha se për momentin janë në proces të konsultimeve me akademikë e shoqëri civile për emrin e kandidatit për Kryeministër shqiptar dhe se kanë disa emra për të cilët po konsultohen.

Marketing

Ahmeti po ashtu tregoi se emrin e kandidatit për Kryeministër shqiptar do ta publikojnë në ditën e parë të fushatës zgjedhore, përcjell TV21.