Ahmeti: Kryeministri jonë, partner i Amerikës dhe i Europës

Një nga shkëputjet nga fjalimi i Ali Ahmetit drejtuar kombit në lidhje me kryeministrin e parë shqiptar thotë që ky kandidat do të jetë garantues i lidhjes së përhershme dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

Marketing

“Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë. Dhe për këtë, duhet të bëhemi bashkë!” thotë Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu thotë që Kryeministri i parë shqiptar do të jetë kryeministër i barazisë dhe i zhvillimit.

“Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë. Një Kryeministër i barazisë: Vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta. Të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë. Kryeministri i parë shqiptar do të udhëheqë një gjeneratë të re të politikës, duke përfaqësuar një shoqëri të barabartë dhe duke udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt një të ardhmeje të begatë si vend anëtar i NATOsë dhe i Bashkimit Europian.” përfundon fjalën e tij Ahmeti.

Marketing