Ahmeti kujton dy heronjtë e lëvizjes tonë kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Lideri i Bdi-dl Ali Ahmeti ka përkujtuar dy heronjtë e lëvizjes tonë kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Ai mes të tjerash duke folur për figurën e tyre është shprehur se ne nuk jemi prodhim i kancelarive, por i rezistencës.

Marketing

Ky është postimi i plotë i Ali Ahmetit :

Rrënjët tona janë të thella, rrënjë çlirimtarësh, rrënjë idealistësh, rrënjë të patriotëve, veprimtarëve, luftëtarëve.

Ne nuk jemi prodhim i kancelarive, por i rezistencës.
Ne nuk jemi pasojë e përçarjes, por rezultat i bashkimit.
Ne nuk qëndruam në shtëpi duke ëndërruar, por në istikame duke luftuar.

Si sot para 36 viteve, dy nga ne, të lëvizjes tonë kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, i bënë ballë heroikisht forcave policore jugosllave dhe ranë në përjetësi.

L A V D I!

Marketing