Ahmeti :Marrveshja Kosovë-Serbi me rëndësi për rajonin

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar vuçiç për korrigjim të kufijve.

Marketing

“Zgjidhja e çështjes së problemit të Serbisë dhe Kosovës është shumë me rëndësi jo vetëm për RM-në por edhe për tërë rajonin e Ballkanit perëndimor. Për të patur një paqë dhe stabilitet, për të patur një rajon më të zhvilluar për të patur një rajon më të paqt, sigurisht që edhe ky problem do të marr epilog. U bë demarkacioni me Maqedoninë, nuk humbi asgjë Maqedonia. U bë demarkacioni me Malin e zi, vetëm që forcuan paqen stabilitetin dhe miqësinë midis vendeve. Dhe zgjidhja e problemit të Kosovës me Serbinë vetëm do të forcohet paqa stabiliteti dhe komunikimi mes vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor”, theksoi Ahmeti.

Këto komente Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i bëri me rastin e Akademisë përkujtimore të organizuar për nderë të njërit nga nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit, ish liderit të PPD-së Imer Imerit.