Ahmeti: Më 30 shtator vuloset historia më e re e Maqedonisë

Nuk kemi të bëjmë vetëm me një referendum i cili do të mbahet me 30 shtator, por kemi të bëjmë me plane strategjike, gjeo-politike, gjeo-ushtarake prandaj më 30 shtator vendoset dhe vuloset historia më e re e Republikës së Maqedonisë se a do t’i takojmë bllokut për të cilin jemi angazhuar tash e 17 vite, duke qenë njëherit përcaktim filozofik dhe historik që ne të rreshtohemi pranë vendeve anëtare të NATO-së.

Marketing

Një mision tjetër historik është që ky vend të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Me 30 shtator vendoset e ardhmja e këtij vendi, vendoset për brezat e ardhshëm të këtij vendi. Kemi përgjegjësi historike që të gjithë ne bashkë, është shprehur kështu lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në kuadër të fushatës për referendumin që u mbajt sonte në komunën e Bërvenicës.

Nën shoqërimin e kryetarit të BDi-së, Ali Ahmeti në komunën e Bërvenicës kanë qëndruar deputeti Xhevat Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendëskryeministri Hazbi Lika dhe sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefrus Celiku.