Ahmeti: Më shumë hapsirë për kuadrot e reja,angazhim për rritjen e cilësisë në arsim

Ali Ahmeti do të drejtojë Bashkimin Demokratik për Integrim edhe në katër vitet e ardhëshme. Në një garë pa kundërkandidat, kongresi njëzëri votoi për kandidaturën e Ahmetit në krye të BDI-së.
Më shumë hapësirë për kuadrot e reja dhe cilësore, me përvoja nga jashtë, premtoi Ahmeti. Sipas tij, në periudhën e ardhëshme do të duhet angazhim për rritjen e cilësisë në arsim.

Marketing

“Sot patriotizëm më i madh është të nderosh flamurin kombëtar me cilësi që duhet ta rrisim dhe ta ndërtojmë në asrim. Nuk themelohet universitet, por duhet të rritet cilësia. Të përparojmë shëndetësinë. Të rrisim cilësinë në shërbime. Ne kemi kuadro të mira. Kuadro shumë të forta që kanë përvoja nga vendet e botës perëndimore”, tha Ahmeti.

Marketing