Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

Drita jeshile për negociata me Bashkimin Evropian është meritë e qytetarëve dhe të gjitha partive politike, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në pyetjen se kujt i takojnë meritat për ofrimin e rrugës drejt BE-së.

Marketing

“Të gjitha partitë politike, si orientim parësor e kanë pasur anëtarësimin në NATO dhe në BE. Edhe kur vitin e kaluar nuk morëm datë për negociata dhe kur vendin e kaploi një gjendje dhe revoltë e rëndë, me thënë të drejtën – në takim te presidenti të gjithë u deklaruam se për vendin tonë nuk ka alternativë pos NATO-s dhe BE-së.

Dhe kjo më pati bërë shumë optimist dhe tani e dimë se në qershor veçmë nisim bisedimet për standardet që kërkon Evropa. Nuk do të thosha se ky apo ata janë meritor, por meritor është vullneti i fortë i qytetarëve që kanë pritur dhe kanë investuar mepjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen e partive, me çka mbështetën edhe rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Ahmeti.

Marketing