Ahmeti nesër takohet me Zaevin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp që pati me gazetarët pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, foli edhe për situatën politike në vend dhe për kandidatin e mundshëm konsensual për president.

Marketing

Ai tha se nesër ka takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ky problem si të gjitha probleme e tjera do të marrin kahe.

“Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për t’i dhënë kahje edhe këtij problem, jo pak të rëndësishëm për vendin. Nesër do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për këtë dhe jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing