Ahmeti optimistë për censusin në rrethin e dytë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%. Ahmeti tha se fushata e partisë së tij për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet që të mobilizojë gjithë anëtarët e saj për të një fushatë dhe rezultat të suksesshëm nga zgjedhjet.

Marketing

Unë e kam bërë një vlerësim dhe mendoj që kjo është një e arritur për tani më shumë e afërt. Organizimi është në nivel, të gjitha shtabet janë në krye të detyrës dhe besoj shumë që suksesi do të jetë i plotë. Në 5 maj vendoset a do të jemi të suksesshëm dhe a do të japim porosi te komuniteti ndërkombëtarë që ne jemi një shtet serioz, mirë i organizuar sepse me 5 maj në rrethin e dytë nuk votohet thjeshtë kandidati por votohet filozofia e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe në BE. Assesi nuk është zbehtë, organet e partisë, të gjitha kanë mbajtur takime dhe kanë dhënë direktivat për mobilizim për 5 maj – tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.