Ahmeti – Palmer: Rruga jonë Euroatlantike është njëdrejtimëshe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup e takoi ushtruesin e detyrës, zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Met Palmer.

Marketing

Bashkëbiseduesit, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për punët që presin përfundim të suksesshëm.

Ahmeti, shtohet më tej elaboroi rreth gatishmërisë së Bashkimit Demokratik për Integrim për përmbylljen e suksesshme të synimeve të qytetarëve për ta ndërtuar Maqedoninë Euroatlantike.

Ai gjithashtu ftoi edhe opozitën që të kyçet në përpjekjet e përbashkëta për ta integruar vendin në NATO dhe në BE.
Ahmeti në takim ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë Euroatlantike dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike me sundim të plotë të rendit dhe ligjit si dhe me luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.