Ahmeti: Për BDI-në është e pranueshme që presidenti të zgjidhjet në Kuvend

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se për ta është e pranueshme që presidenti i vendit të zgjidhjet edhe në Kuvend, nëse nuk sigurohet cenzusi i nevojshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Marketing

“Këtë tezë ne e kemi ngritur ka më shumë se 10 vite, asokohe nuk ka pasur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tani duket se është e arsyeshme të mendohet. Mund të zgjidhet edhe prej Parlamentit”, ka thënë Ahmeti në intervistën e mbrëmshme në TV 21.

Ahmeti ka thënë se BDI-ja qëndron pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit. Thotë se me këtë ndërtohet një koncept i ri dhe për herë të parë ka kandidaturë të përbashkët e cila ka përkrahjen edhe nga forcat politike maqedonase edhe nga ato shqiptare.

Marketing