Ahmeti priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në vend Duxhak

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka
zhvilluar një takim me koordinatoren e Përhershme të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj.Rosana
Duxhak.

Marketing

Në takimin e sotëm të z. Ahmeti me znj. Rosana Duxhak u këmbyen
informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhe
trupave të OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti me këtë rast ka informuar znj. Duxhak edhe rreth agjendës së
gjelbër të cilën tashmë e ka shpalosur Bashkimi Demokratik për Integrim,
agjend kjo e cila është bërë një nga shtyllat e partisë së tij. Ai
gjithashtu i ka thënë znj. Duxhak se pas realizimit të projekteve të
mëdha si barazia etnike, anëtarësimi i vendit në NATO dhe marrja sa më
parë e dritës jeshile për fillim të negociatave me BE-në, ka bërë që BDI
të punojë dhe angazhohet fuqishëm për ambient të pastër jetësor, për
drejtësi mjedisore dhe për jetë cilësore.

Kryetari Ahmeti dhe znj. Duxhak gjithashtu kanë shkëmbyer mendime edhe
rreth statusit të Ohrit në UNESKO. Me këtë rast Ahmeti i ka thënë znj.
Duxhak se çështja e Ohrit është çështje e prioritetit kulmor për
Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që shteti tashmë janë miratuar
zgjidhje efektive ligjore me qëllim mbrojtjen e tij dhe mekanizma për
zbatimin e tyre.

Duxhak nga ana e saj përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe
Republikës së Maqedonisë së Veriut duke theksuar se vendi, në momentet
më të rëndësishme ka treguar marrëdhënie korrekte ndaj të gjitha
çështjeve me rëndësi, të cilat janë në fokus të Bashkimit Evropian dhe
njëkohësisht dhe të OKB-së.

Ahmeti dhe Duxhak diskutuan edhe për zgjedhjet e radhës lokale sinedhe
për strategjinë kombëtare për zhvillim 2021-2041.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim me
agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të gjitha fushat në
të cilat mund të ndihmojë dhe të kyçen në përballimin e çështjeve të
rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Marketing