Ahmeti realizoi takim me kryesinë e re të degës së BDI në Gostivar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti sot realizoi takim me kryesinë e re dhe anëtarët e Këshillit Mbykqyrës të degës së BDI në Gostivar.

Marketing

Mirë se ardhje në Gostivar i dëshiroi kryetari i degës, z. Bashkim Hasani, i cili shfrytëzoi nga rasti ta njoftoi liderin Ahmeti me aktivitet e deri tanishme të kryesisë së re, siç ishte mbledhja konstituive ku u zgjodh kryesia e ngushtë e degës.

Pasi përgëzoi kryesinë e re dhe Këshillin Mbykqyrës të degës së Gostivarit, Ahmeti u shpreh që: Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, është një thesarë dhe se duhet ta mbrojmë dhe ta forcojmë në vazhdimësi.
Këtë parti dhe strukturë, tha Ahmeti, do të donte shumëkush që ta udhëheqte.

“Ky thesarë është i madh. Para se ta shpalos idenë dhe vizionin tim për ta bë të përjeshtshme si subjekt politik, duhet të thuhet se ne fazën e adoleshencës në politikë e kemi kaluar, mbase kemi bë 18 vite aktivitet politik. Prandaj, na duhet një BDI e fuqishme, BDI e transformuar, BDI e demokratizuar dhe reformuar si partitë serioze në shtetet demokratike”, tha Ahmeti, duke shtuar që në kongresin e partisë krahas organeve ekzistuese do të propozon të formohen edhe Këshilli Kombëtar, Komisioni Qendror Zgjedhor (Komisione Lokale Zgjedhore), brenda partisë, Këshillin Mbykqyrës dhe Këshillin e të Urtëve.

I pranishëm në takim ishte edhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta.

Për fund, lideri Ahmeti bëri fotografi të përbashkët me kryesinë e re.

Marketing