Ahmeti: Referendumi për Evropë dhe NATO do të jetë i suksesshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstad.

Marketing

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez këmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, por diskutuan edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Lideri Ahmeti njoftoi Ambasadorin Bjornstad rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim në vigjilje të referendumit dhe theksoi gatishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për të kontribuar për rezultat të suksesshëm më 30 shtator.

Z. Ahmeti gjithashtu përsëriti rolin e rëndësishëm të opozitës duke e ftuar të bëhet pjesë e përfundimit të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt Brukselit.

Sa i përket zhvillimeve rajonale, z. Ahmeti mbështeti dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe paqë të qëndrueshme në rajon.