Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, në deklaratë për media tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

Marketing

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështirësitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërsa për bisedimet me LSDM, kreu integrist tha se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por gjithmonë palët duhet të kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing