Ahmeti: Sela vet dha besë para 4 viteve për Kërçovë, kush fiton, ai kandidon

Duke folur mbi kandidaturat për zgjedhjet lokale në Kërçovë, Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 ka deklaruar se partia e tij është forcë e padiskutueshme në komunën e Kërçovës dhe se kryetari i Aleancës për Shqiptarët vet ka dhënë besë para 4 viteve se kush fiton, ai kandidon.

Marketing

“BDI është forcë e padiskutueshme në Kërçovë dhe ka qenë një prononcim publik i vet Selës që ne nuk do të dalim me kandidat, flas për ASH-në, por do e bëjnë matjen përmes Këshillit, në Këshill nëse e fitojnë epërsinë, në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojnë për kryetar komune dhe ky test është bërë, nëse ndodh që ASH apo parti tjetër fiton më shumë se BDI, pas katër viteve ne edhe e përkrahim, por tani nuk është mirë që të rrezikohet për ambicie koti apo inate personale komuna e Kërçovës. Unë të isha në vendin e Selës nuk do e kisha bërë këtë gjë”, ka thënë më tej Ahmeti në Click Plus.

Marketing