Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti para anëtarëve të saj ka numëruar projektet madhore që u realizuan falë tij dhe BDI-së ndërsa theksoi edhe projektet tjera që presin të realizohen me theks të veçantë, sundimi i së drejtës dhe vetingu.

Sipas tij zyrtarizmi i gjuhës shqipe, Universiteti, simbolet kombëtare dhe shumë projekte tjera janë kapituj të mbyllur. Kjo dëshmon se BDI nuk është puthadorë por prezantues dhe mbrojtës legjitim të atyre që na kanë besuar, ka thënë Ahmeti.

“Ne do t’ju shpjegojmë njerëzve për misionin tonë. Shqiptarët kanë kërkuar Universitet në gjuhën amtare, sot ky kapitull është mbyllur. Shqiptarët kanë kërkuar gjuha shqipe të jetë zyrtare, sot është një kapitull i mbyllur. Simbolet kombëtare, sot ky kapitull është mbyllur. Të gjithë këto kapituj që kemi mbyllur duhet t’ua risim vlerën: arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë më të organizuar, më të përparuar. Sot para nesh shtrohet problemi i sundimit të ligjit dhe vetingu. Sot para nesh shtrohet ambient cilësor. Sot para nesh shtrohet integrim koncesual dhe jo puthadorë. Dhe ne kemi dëshmuar që as jemi puthadorë por vërtet jemi prezantues dhe mbrojtës legjitim të atyre që na kanë besuar”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: "Ne do t’ju shpjegojmë njerëzve për misionin tonë. Shqiptarët kanë kërku Universitet në gjuhën amtare, sot ky kapitull është mbyllur. Shqiptarët kanë kërku gjuha shqipe të jet zyrtare, sot është një kapitull i mbyllur. Simbolet kombëtare, sot ky kapitull është mbyllur. Të gjithë këto kapituj që kemi mbyllur duhet t’ua risim vlerën: arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë më të organizuar, më të përparuar. Sot para nesh shtrohet problemi i sundimit të ligjit dhe vetinguSot para nesh shtrohet ambient cilësor. Sot para nesh shtrohet integrim koncesual dhe jo puthadorë. Dhe ne kemi dëshmuar që as jemi puthadorë por vërtet jemi prezantues dhe mbrojtës legjitim të atyre që na kanë besuar"

Publiée par Aktuale sur Dimanche 26 janvier 2020