Menjëherë pasi në Parlament u votua për së dyti herë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët e Maqedonisë.

Në një video të postuar në Facebook nga deputeti i BDI-së Artan Grubi, kreu i integristëve thotë se marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka forcë që mund ta pengojë.

“Urime, urime. Ky është një proces i pandalshëm. Proceset e pandalshme nuk ka forcë që mund t’i ndalë” , ka thënë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, në dalje nga salla e Parlamentit.

Ndërsa Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, me 69 vota pro dhe një abstenim, sërish e votoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, pasi e miratoi atë më 20 qershor, por presidenti Gjorge Ivanov e ktheu atë pa e nënshkruar.

Kurse partia opozitare VMRO-DPMNE, nuk ishte e pranishme në Parlament gjatë votimit.

Leximi i 3 i Ligjit për ratifikim të marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë Трето читање на законот за ратификација на договорот помеѓу Македонија и Грција

Publiée par Artan Grubi sur Jeudi 5 juillet 2018

Artikulli paraprakMançester Junajted gati të paguajë kartonin e Shaqirit
Artikulli tjetërZaev: Presidenti ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë