Ahmeti: Skeptik ishin qytetarët edhe për kryeministrin shqiptar, por u bë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 përveç agjendës së gjelbër ka folur edhe mbi skepticizmin që është shfaqur tek mjedise të ndryshme, duke thënë se edhe ideja e kryeministrit shqiptarë ishte thuajse e papranueshme për shumë njerëz, por që u bë.

Marketing

“Mos u bëni skeptik. Njejtë siç pata thënë këtu në studio për kryeministrin e parë shqiptar ashtu edhe u bë. Ju siguroj të bëheni më optimistë dhe jo të bëheni në anën e skeptikëve”, ka theksuar Ahmeti.