Ahmeti takoi Shoqatën e afaristëve të Vizbegut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në krye me kryetarin e saj Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët realizuan takim me Shoqatën e afaristëve privat të zonës industriale të Vizbegut. Shoqata e afaristëve në krye me kryetarin Nexhat Shaini i cili përshëndeti angazhimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për ndihmën shtetërore në përmirësimin e biznesit, si dhe trajtimin e barabartë të kompanive të kompanive vendore dhe investitorëve të huaj.

Marketing

Ahmeti deklaroi se zhvillimi i kësaj zone ka mjaft rëndësi për zhvillimin e vendit dhe theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim afaristëve u ofron mbështetje të parezervë.

“Të gjitha çështjet e diskutuara janë të arsyeshme. Ju na dërgoni detajet, të bëhet program i mirë dhe do të merren parasysh sepse ne kemi ekip të tërë që punon për programin e ardhshëm. Janë shumë të mëdha që qarkullojnë, kjo zonë është në interes të madh për zhvillimin e shtetit për të gjithë qytetarët. Nuk kanë qenë të vogël problemet me të cilat jemi përballur dhe tash këto që vijnë vërtetë janë me interes të jashtëzakonshëm sepse nuk mund të ketë politikë të qëndrueshme pa ekonomi të qëndrueshme, këto dy fusha janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Por problemet nuk janë të pakapërcyeshme, nuk mund vështirësi të krijojnë të tjerët që n mos ta realizojmë qëllimin dhe projektet që ju i keni”, theksoi Ahmeti.

zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, ceku disa nga kërkesat e afaristëve dhe theksoi se kjo zonë ka vend të caktuar në programin e ardhshëm të partisë dhe se vazhdimisht do punohet për zhvillimin e mëtejshëm.

“Dua tu informoj se pikërisht me kërkesë njëkohësisht edhe me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë formimit të qeverisë së fundit zona industriale është vendosur edhe në programin qeveritar dhe në atë mënyrë janë ndarë edhe mjete sa i përket ndërtimit të kanalizimit dhe ujësjellësit, dy projekte të cilët janë në vazhdim e sipër dhe shpresojmë që në një afat shumë të shkurtër të përfundojnë. Edhe gjatë përpilimit të programit partiak me të cilin do të garojmë në zgjedhjet e 12 prillit e kemi paraparë zonën e Vizbegut si një ndër zonat më të rëndësishme sa i përket zhvilllimit ekonomik në Shkup. Zona e Vizbegut do të ketë statutin e veçantë si zonë e gjelbërt industriale. Sa i përket transformimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore procedurat shkurtohen me miratimin e ligjit, ngaqë zhvillimi i kësaj zone është me interes për biznesin. Tashmë edhe kemi ndarë mjete për asfaltimin e rrugëve lokale”, theksoi mininistri Angjushev.

Zona industriale e Vizbegut është një nga zonat më rentabile dhe likuide në Maqedoninë e Veriut, e cila gjeneron rreth 500 milionë euro, me neto fitim prej mbi 40 milionë euro, me numër të punëtorëve prej mbi 4000 punëtorë.

Shoqata e afaristëve të Vitzbegut theksuan disa kërkesa më prioritare si infratrukturan rrugore, statusi juridik i zonës industriale të Vizbegut, përmirësimi i infrastrukturës energjetike dhe ë tjera njëkohësisht duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e realizuar deri më tani në këtë zonë.

Marketing