Ahmeti takon ambasadorin e Bullgarisë në RMV, Angelov:Mbështetja e Bullgarisë kyçe për marrjen e datës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Bulgarisë fqinje në Maqedoninë e veriut, z. Angel Angelov, në selinë e BDIsë në Tetovë.

Marketing

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Angelov diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë si dhe integrimin eurotlantik të vendit tonë.

Z. Ahmeti theksoi që marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes është një e arritur e rëndësishme dhe duhet të zbatohet në përpikshmëri.

Gjithashtu, marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona duhet të shënojnë rritje dhe institucionet duhet që ta lehtësojnë këtë proces.

Mbështetja e Bulgarisë për marrjen e datës për fillim të negociatave midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian është kyçe dhe ne jemi në pritje të lajmeve pozitive javën e ardhshme nga Brukseli.

Ky vendim pozitiv i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do ta thellojë dialogun me Brukselin dhe do ti përshpejtojë reformat në vend.

Marketing