Ahmeti takon ambasadorin francez: Gati gjysma e kandidatëve janë gra, 98% të ri, me veting të zbatuar

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar
Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonier.
Zoti Ahmeti ripërsëriti vijat e kuqe të Bashkimit Demokratik për
Integrim: Marrëveshja e Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë
me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive,
integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjellura me krijimin e
vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë.
Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin Timonier për reformat e thella
kadrovike, strukturore dhe programore të BDI në këto zgjedhje me ç’rast
kemi propozuar 49% gra dhe 98% kandidat të ri në listat e propozuara për
deputet, persona të dëshmuar dhe profesionist me integritet të plotë.
Z.Ahmeti theksoi që metodologjia e re për negociata për anëtarësim në
BE është rruga për marrjen e datës për fillim të negociatave me
Bashkimin Evropian në muajin mars.
BDI është partner i Francës dhe i komunitetit ndërkombëtar prandaj dhe
jemi të pakompromistë për marrëveshjen e Prespës, Ohrit dhe të
fqinjësisë së mirë si dhe reformat për drejtësi joselektive.

Marketing