Ahmeti takon Ambasadorin Holandez: Pres datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e veriut, Dirk Jan Kop, në takim pune në selinë e BDI në Tetovë
Ahmeti uroi Ambasadorin e ri holandez për detyrën e re duke theksuar që bashkëpunimi i afërt me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmën si dhe e faleminderoi për kontributin e vendit të tij të derisotëm për vendin tonë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit, integrimin eurotlantik të vendit dhe rajonit.
Ahmeti nënvizoi përkushtimin e BDI për të arrirë drejtësi joselektive funksionale dhe të besueshme dhe kjo arrihet nëpërmjet të vetingut.

Marketing

Në lidhje me vendimin e Këshilit të Bashkimit Evropian në mes të këtij muaji, z. Ahmeti tha që pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria l, me mbështetjen e Holandës, të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kjo do të kontribuojë në reformim edhe më të thellë të vendeve tona në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, por edhe do ta stabilizojë rajonin tonë.