Nё selinё e Bashkimit Demokratik pёr Integrim, kryetari i kёsaj partie z.Ali Ahmei, priti nё takim delegacionin e institutit tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs NDI, tё kryesuar nga drejtori i saj pёr Europё z.Robert Benxhamin si dhe drejtorin e NDI pёr Maqedoni z.Kris Henshou.

Nё takim u bisedua pёr bashkёpunimin e deritanishёm dhe tё ardhshёm tё BDI-sё dhe institutit amerikan, sidomos pёr mundёsitё e bashkёpunimit me qendrёn analitike “Abdilaqim Ademi “, nё drejtim tё demokratizimit tё mёtutjeshёm
dhe ngritjes sё kapaciteteve tё reja kadrovike.

Kryetari i BDI-sё z. Ahmeti vlerёsoji lartё bashkёpunimin e deritanishёm me kёtё institut me renome ndёrkombёtare duke ritheksuar nevojёn e bashkёpunimit tё vazdueshёm nё drejtim tё prespektivave tё reja dhe BDI-nё e sё ardhmes duke pasur parasysh se NDI mbёshtet fuqishёm politikat e Bashkimit Demokratik pёr Integrim.

Bashkёbiseduesit poashtu diskutuan lidhur me situatёn politike ne vend dhe perspektivat veriatlantike tё vendit, sidomos pas arritjes sё marrёveshjes mё republikёn e Greqisё lidhur me çeshtjen e emrit dhe pregresin e ri pёr
vendin tonё.

Nё takim morёn pjesё nёnkryetarёt e partisё, znj. Arifi, z. Bejta dhe z. Mexhiti.