Ahmeti: Të fala Fehmiut nëna Kije, i thuaj që kam mall dhe që e kam në mëndje shpesh e në zemër çdo ditë

“Më dhimbje të thellë e përjetova ndarjen nga ne të nënës së shtrenjtë të shokëve të mi të idealit dhe jetës, Fehmiut dhe Ramizit, nëna Shefkie Lladrovci!

Marketing

Në çdo rrudhë të fytyrës së saj gjeja rrugëtimin jetësor të nënave shqiptare, plot sakrificë, plot mund, plot vuajtje, por pafund krenari, pafund atdhedashuri, përjetësisht dhe deri në vetmohim në shërbim të familjes, kombit dhe atdheut.

Më pranoi si të birin e saj dhe nuk më ndau në asnjë çast prej të bijëve bashkë me të gjithë shokët e idealit. Sa kujtime e sa mall për një kohë dhe dashuri të sinqertë njerëzore, familjare, vëllazërore, kombëtare.

Të fala Fehmiut nëna Kije, i thuaj që kam mall dhe që e kam në mëndje shpesh e në zemër çdo ditë.” – thotë Ahmeti.

Më dhimbje të thellë e përjetova ndarjen nga ne të nënës së shtrenjtë të shokëve të mi të idealit dhe jetës, Fehmiut dhe…

Publiée par Ali Ahmeti sur Mercredi 10 juin 2020

Marketing