Ahmeti: Të gjitha shtabet e BDI-së në shërbim të institucioneve

E kam shfrytëzuar këtë kohë edhe për tu relaksuar, por më shumë për të qenë edhe në komunikim të pandërprerë me bashkëpunëtorët. Shtabi qendror dhe shtabet lokale të Bashkimit Demokratik për Integrim janë vënë në ndihmë të institucioneve të shtetit për ta tejkaluar këtë situatë kaq të rrezikshme për të gjithë qytetarët. Kështu në emisionin Click Plus në TV21 ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndërsa ka komentuar situatën aktuale me koronavirusin në vend.

Marketing

“Kështu jam në komunikim ditor me bashkëpunëtorët dhe përpiqemi të jemi pjesë ndihmuese për ta kaluar këtë situatë të rëndë për vendin dhe qytetarët. Të tërë aktivistët janë në shërbim të institucioneve, të qytetarëve, sepse e tërë bota tanimë është një fushë e minuar dhe ka nevojë shumë sqarime për qytetarët. Sepse, bëhet fjalë për një minë që nuk vret vetëm një njeri, por shumë e shumë të tjerë. Pastaj edhe ka qytetarë që nuk kanë njohuri për seriozitetin”, tha Ahmeti, ndërsa apeloi për respektim të masave qeveritare për mbrojtje nga koronavirusi.

“Për shembull, në Kërçovë deri tani asnjë nuk është identifikuar me koronavirus dhe ka shumë njerëz që e nënvlerësojnë këtë rrezik. Nuk i respektojnë oraret, masat… Mirëpo, duhet tu sqarohen se lëvizje duhet të ndalen, të ndalen nënçmimet, sepse pasojat janë të mëdha”, tha Ahmeti.

Marketing