Ahmeti: Thaçi është i vetmi që më ka uruar publikisht

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin e sontëm Clik Plus në TV 21 u shpreh se i vetmi që e ka uruar për fitoren e 15 gushtit ka qenë kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. Ndërkohë që asnjë lider tjetër i partive politike në vend nuk e ka pa të arsyeshme që t’i urojnë fitoren.

Marketing

I pyetur nga udhëheqësi i emisionit se pse liderët e partive politike shqiptare, si Gashi, Sela, Kasami nuk e kanë uruar, Ahmeti tha se një pyetje e tillë duhet adresuar personave të lartpërmendur dhe jo atij.