Lideri i BDI-së Ali Ahmeti njihet si një nga liderët me kontributin më të madh në rrugën euroatlantike të Maqedonisë duke kontribuar shumë si një politikan me politika afatgjate për një të ardhme më të mirë të vendit dhe popullit.

“Unë eci ngadalë, por kurrë nuk eci pas! Ditë me diell për njeë të ardhme të ndritshme”, janë këto fjalët të cilët mund të përshkruajnë rrugëtimin e tij politik gjatë gjithë këtyre viteve sa qëndron në pushtet, me gjithë ato fitore e asnjë humbje.

Në anën tjetër Ahmeti sot ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

“Mirëpres firmosjen e sotme të marrëveshjes së shumëpritur që po realizon ëndrrën tonë për një Maqedoni të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne kemi punuar shumë gjatë dhe me shumë përkushtim për të ardhë deri te kjo ditë kur do të rreshtohemi në anën e duhur të historisë. Urime të gjithëve dhe ju siguroj që kjo ishte vendimi i duhur për të ardhmën e përbashkët dhe për më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët”, është shprehur kështu lideri i BDI-së Ahmeti.