Në pyetjen se a jeni ndjerë si Kryeministër i dytë i Maqedonisë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti , në emisionin “Vetëm e vërteta”, ka thënë se unë jam partner serioz nuk jam nga ata të cilët ndërrojnë qëndrime orë e çast. Sipas Ahmetit për gjashtëmbëdhjetë vite sa jam në skenën politike nuk kamë krijuar armiq, sot flas me të gjithë ata që kam bashkëpunuar.

“Unë jam partner serioz, nuk jam nga partnerët të cilët nesër kur partneri i palës tjetër do të jetë ngushtë un ti vendos kushte, apo të bëjë skenarë, por e kundërta nëse parterët më kërkojnë ndihmë unë i dal në ndihmë, për gjashtëmbëdhjetë vite nuk kam krijuar armiq me askënd, sot flas me të gjithë ata të cilët kam bashkëpunuar, sepse jam përpjekur që të realizoj programin e partisë time dhe të votuesve të mi, nuk jam nga ata të cilët ndërrojnë qëndrime orë e çast, unë punoj punën time.

Artikulli paraprakMiratohet ligji për Teatrin, opozita gjuan Ramën me kartonë
Artikulli tjetërNesër kthehen emocionet, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinaliste të Botërorit