Ahmeti: Uroj që ditët në vijim të përafrohen qëndrimet dhe mos të humbim shansin historik

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali AHmeti pas pëfrundimit të takimit të sotëm të liderëve tha se ende ka dallime mes partive politike dhe uron që këto dallime të përafrohen ditët në vijim

Marketing

Ai thotë se opcionet ende nuk janë shterurr dhe se pret që guximshëm të gjithë të angazhohen që mos ta humbin këtë shanc historike.

“Të githë partitë janë të interesuar të gjejnë zgjidhje për të tejkaluar dallimet. Ka dallime te partitë politike. Mendoj që gjithë duhet të angazhohen që të kemi një përfundim të suksesshëm në lidhje me zbatimin apo realizimin e marrëveshjes lidhur me çështjen e kompromisit që është arritur me palen greke. Mbetet akoma në ditët në vijim sepse të tëra mendimet dhe opcionet nuk janë shterrur dhe pres që guximshëm të veprojnë të gjithë dhe mos ta humbin këtë shansë historike”, ka deklaruar Ahmeti.

Nga ana tjetër Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pas takimit të sotëm të liderëve politik, tha se shteti është në situatë kritike dhe këto takime janë të rëndësishme.

Ai falënderoi kryeministrin Zoran Zaev për këto takime dhe shtoi se ata do të marrin pjesë aktivisht në procesin për referendumin.

Marketing