Skerdilajd Llagami apo i njohur si Komandant Shpendi është përjetësuar përmes një pllake përkujtimore në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
Ish-luftëtari i UÇK-së, që u nda nga jeta në vitin 2001, është një prej figurave më të rëndësishme në luftën e Kosovës për liri e pavarësi.

Pllaka u zbulua përmes një aktiviteti emocionues tek shtëpia e Musa Demirit ku morën pjesë figura të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi edhe vendin ku është vendosur pllaka duke e cilësuar si bazë të lëvizjes popullore.

I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i cili kujtoi kohën kur u njoh me eksponentë të luftës së UÇK-së.

Në cilësinë e të zotit të shtëpisë, kryebashkaiku i Kavajës, Isa Sakja, tha se veç të tjerash ky vend do të tërheqë edhe vizitorë që do të njihen me historinë e lavdishme të komanadant Shpendit.

Skerdilaj Llagami ra heroikisht në luftë për mbrojtien e fshatit Begovi në afërsi të Tetovës. Trupi i tij prehet në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë.