Ahmeti: Viti 2019 vit i arritjeve të përbashkëta, në vitin 2020 bashkë sërish,edhe më të mirë, më të fortë, më të arrirë (video)

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti përmes një video mesazhi ka uruar qytetarët Vitin e ri 2020.Në mesazhin e Ahmetit thuhet:

Marketing

Të nderuar qytetarë, vëllezër dhe motra,
Po përmbyllim një vit dhe një dekadë me përplot zhvillime për t’i hapur rrugë një viti të ri dhe një dekade të re. Ky vit që po lëmë pas, do të mbahet mend si vit i arritjeve të përbashkëta, si barazia gjuhësore, anëtarësimi në NATO, reformat si dhe ngadhnjimi i konceptit të konsensualitetit bashkë me shtruarjen e rrugës njëdrejtimëshe drejt Brukselit. Kurse dekadën që sot po e përmbyllim, është mirë që me një reflektim personal e shoqëror, gjithësecili prej nesh, të vlerësojë se ku ishim dje, e ku jemi sot, ç’farë kemi bërë bashkë, e çfarë duheshte të bëjmë më mirë.
Ndërsa, vitin e ri që po e presim sot, vitin që po e nis dekadën e re, uroj të jetë një vit i përshkruar me shëndet të plotë, për juve dhe familjet e juaja, mbarësi dhe sukses, fat e gëzime me uratat më të sinqerta që moti dhe dekada para nesh, të na gjejë bashkë sërish, edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më të arrirë.

Urimi i Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti

Urimi i kryetarit të Bashkimit Demokratikë për Integrim, Ali Ahmeti për Vitin e Ri

Publiée par Aktuale sur Mardi 31 décembre 2019

Marketing