Ahmeti: Vota për presidentin konsensual, përshpejton rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka qëndruar në Komunën e Bogovinës, ku para të pranishmëve fjalim rasti pati shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti të cilët ripërsëritën qëndrimin se që nga fillimi i fushatës zgjedhore këto zgjedhje janë vendimtare për të vazhduar proceset euro-integruese dhe për të përmbyllur një kapitull me sukses që do të vendos në binar të paqes dhe stabilitetit afatgjatë Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se ne si shqiptarë ka disa çështje që nuk mund t’i arrijmë pa dialog, pa kompromis, pasi më e shumta mund të arrijmë gjatë zgjedhjeve parlamentare 30 mandate, andaj në zgjedhjet e fundit lokale ndërtuam strategji ku me partnerin e koalicionit e mbështetëm në ato qytete ku kishte nevojë për votën e BDI-së dhe anasjelltas.

“Këtij koncepti, kësaj filozofie t’i bashkëngjitmi sepse fitojmë të gjithë. Nuk fiton vetëm Pendarovski, por me fitoren e tij fiton Republika e Maqedonisë së Veriut, NATO dhe Bashkimi Evropian. Ne kemi detyrime që të përshpejtojmë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve edhe atë duke qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, sundimit të së drejtës, reformat të mirëfillta në të gjitha sferat deri tek administrata publike dhe ajo shtetërore”, u theksoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti para banorëve të Bogovinës dhe fshatrave që gravitojnë në këtë Komunë potencoi se gjatë kësaj jave të fushatës është bërë më e qartë ideja e kandidatit konsensual për president shteti, një ide e plasuar e kahëmotshme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ashtu siç frymon shqip parlamenti, frymon shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duam që edhe presidenca të jetë në frymën e njëjtë, pasi duam që të kemi një president që të ndihmoj proceset euro-integruese dhe jo siç është presidenti i tanishëm Ivanov. Bëjmë thirrje që të komunikohet me qytetarët me qëllim që të zbërthehet ideja e presidentit konsensual të zbërthehet ideja se nuk jemi të interesuar vetëm për të marr pjesë, për ta djegur dikë politikisht por thjesht jemi të interesuar që të lëviz vendi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Mexhiti.

Marketing