Ahmeti, Xhemaili dhe funksionarë të BDI-së, në takim me Oden Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore

Sot, ministri për investime vendore z.Hisen Xhemaili së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Inegrim z.Ali Ahmeti, me kolegë nga kabineti qeveritar dhe partiak, realizuan takim me Oden Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore me kryetarin z.Nebi Hoxha dhe me udhëheqësinë e Odës!
Gjatë takimit u diskutua rreth uljes së papunësisë, decentralizimit fiscal, zhvillimit të zonave teknologjike, zhvillimit të turizmit në Kodrën e Diellit, reformimin e administrates, zhbllokimin moratoriumit në ndërtimtari në Strugë dhe Ohër dhe zbatimin e ligjit,krijimin e infrastructures rrugore dhe asaj përcjellëse.
Shpalosën platformën e BDI-së që promovon një model të zhvillimit ekonommik të bazuar në një ekonomi konkuruese dhe integruar me mundësi të barabarta për të gjithë, që do jetë i suksesshëm në realizimin e objektivave ekonomike: stabiliteti makroekonomik, rritje e shpejtë ekonomike dhe punësime të reja.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbështes gjithmonë kompanitë e vendit tonë, si forcë lëvizëse të ekonomisë, ku pothuajse të gjitha kanë të zhvilluar prodhime dhe shërbime cilësore. Përmes investimit në zhvillim dhe ndërtim të brendeve të fuqishme, pozitivisht do të ndikojë në ekonominë kombëtare, por edhe në promovimin e shtetit tonë.

Marketing