Aida Doçi reagon pas lajmeve për një aderim të mundshëm AAK

Dje po qarkullonin lajme se në partinë e AAK-së kanë aderuar dy këngëtaret Adelina Berisha dhe Aida Doçi.

Marketing

Aida Doçi ka mohuar lajmet si i është bashkuar AAK-së duke thënë se ka qenë vetëm e ftuar nga miqtë e saj në mbledhjen e mbajtur nga Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës.

Aderimin këngëtarja e mohoi me një deklaratë të dhënë për RTV21 ku ndër të tjera shtoi “Unë thjesht kam pasur ftese nga disa miq te brendshëm te AAK-s dhe e kam pranua ftesën me dëshirë te jem prezentë, por absolutisht nuk kam te beje me ndonjë parti politike dhe as qe mendoj te merrem ndonjëherë me politike sepse unë i përkas Artit dhe ashtu do mbetet gjithmonë“, ka thënë Aida.

Marketing