Ajax thyen rekordin e vetvetes, 13-0 në ndeshjen kundër Venlo

Ajax ka vendosur një rekord të ri në kampionatin holandez duke shënuar plot 13 gola në ndeshjen kundër Venlo.

Marketing

Ky rezultat kaloi atë të regjistruar po nga Ajax në vitin 1972 ku mundi 12 – 1 skuadrën e Vitesse.

Skuadra e Amsterdamit ishte e avantazhuar në këtë ndeshje edhe nga fakti që kundërshtari mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas një kartoni të kuq në minutën e 54′.

Në këtë ndeshje spikati talenti 19-vjeçar Lassina Traore i cili bëhet lojtari i parë që shënon 5 gola në Eredivisie, që nga koha kur Marco   van Basten në 1985 kishte shënuar 6 gola.

Ajax kryeson në kampionatin holandez dhe synon që të marrë titullin për herë të 35-të.

Marketing