Ajri i ndotur rrit gjasat për verbërim

Jetesa në zona me ajër shumë të ndotur mund të rrisë rrezikun për verbërim, sugjeron një studim i realizuar së fundmi.
Studiuesit zbuluan se njerëzit që frymonin në sasi të mëdha ajrin e ndotur kishin të paktën gjashtë përqind më shumë predispozita të zhvillonin glaukomën, sesa ata që jetonin në rajone të pastra.

Marketing

Sëmundja, e shkaktuar nga vdekja e qelizave të retinës në pjesën e prapme të syrit, prekë 60 milionë njerëz në të gjithë botën.

Shkencëtarët besojnë se ndotja e ajrit mund të shkaktojë glaukomën për shkak të shtrëngimit të enëve të gjakut që shkatërrojnë qelizat e retinës ose nga kimikatet që janë drejtpërdrejt toksike për nervat.

Sipas tyre grimcat mikroskopike të emetuara nga makinat dhe prodhimet industriale përmes frymëmarrjes futen thellë në mushkëri dhe hyjnë në sistemit e qarkullimit të gjakut. Nga atje ato shtrëngojnë mbështjelljet e enëve të gjakut dhe sistemin nervor dhe ngrisin presionin e gjakut.

Studiuesit nga University College London (UCL) shikuan 111.370 pjesëmarrës nga studimi i Biobank në Mbretërinë e Bashkuar që kishin bërë testime të syve nga viti 2006 deri në 2010.

Marketing