Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe Komuna e Tetovës në kuadër të agjendës kulturore “70 vite Xheladin Zeqiri” organizojnë Akademi koncertale për legjendarët Elita 5 dhe veprës së tyre 30 vjeçare të cilën si të rinj e filluan karrierën në këtë shoqëri!
“Nderojmë ambasadorët e kulturës shqiptare pikërisht kētu në Tetovën e tyre!

Këngët e këtij grupi që lan nishan në trashëgiminë kulturore të qytetit tonë do të interpretohen nga anëtarët dhe të rinjtë e SHKASH ‘Xheladin Zeqiri’-Tetovë! Ju mirëpresim!” thuhet në njoftimin e SHKASH “Xheladin Zeqiri”.
Akademia do të mbahet nesër (e premte) me fillim në ora 19:00 në Qendrën për kulturë –Tetovë.

evn