Akademi përkujtimore kushtuar Abdilaqim Ademit, Ahmeti: Një vit pa Abdilaqimin, na mungon të gjithëve (VIDEO)

Një vit më parë u nda nga jeta ish funksionari i BDI-së, Abdilaqim Ademi. E sot u kujtua jeta dhe vepra e tij. Në akademinë përkujtimore lideri i BDI-së Ali Ahmeti rrëfeu ditën kur Ademi e kishte pyetur se çfar emri t’i vendosin Qendrës Analitike Hulumtuese. Ahmeti asnjëherë se kishte menduar ky institut emrin do ta mbaj pikërisht të Abdilaqim Ademit.

Marketing

“Një ditë më tha ta ngrisim institutin. Unë i them Qimo çfarë pret!? Sigurisht i thash. Ngritëm Institutin dhe pastaj më pyet i çfarë emri do t’i vendosim, si do të emërtojmë. I them po vazhdoni punën dhe puna do të tregojë se si do ta emërtojmë. Asnjëri nuk mendonte se ky institut do të emërtohej me emrin e sekretarit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për integrim, por kjo ndodhi deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Nënkryetari i partisë Izet Mexhti tha se nuk përshkruhet me fjalë dhimbja për vdekjen e Ademit.

“Shkurti i vitit 2018 na krijoi një plagë të madhe dhe mbuloi shpirtin tonë me dhimbje. Fjala nuk ka forcën e duhur për ta shprehur. Na la pa mikun tonë më të shtrejtë deklari Nënkryetari i Partisë BDI-së Izet Mexhiti

Në akademinë përkujtimore morën pjesë edhe familjarë dhe kolegë të të ndjerit.

“Na mungon shumë, por jemi krenarë që ishim pjesë e jotja lavdi dhe përjetësi për ty më i qmuari ynë deklari një familjarë.

Abdilaqim Ademi u nda nga jeta më 16 shkurt 2018, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai ishte njëri nga themeluesit e BDI-së. Ishte zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga 2011 deri më 2014 dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit të 2014 deri më 16 janar.

Marketing