Akademi solemne në Muzeun e Alfabetit shqip me rastin e 22 Nëntorit- Ditës së alfabetit shqip dhe 110 Vjetorit të Kongresit të Manastirit

Sot në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në hapësirat e Muzeut të alfabetit shqip në Manastir u mbajt Akademi Solemne me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Marketing

Në akademinë solemne të sotme, morën pjesë përfaqësues të shquar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia Shqiptare për studime Albanologjike,Instituti Shqiptar i Kosovës; Instituti për historinë e Kosovës, si dhe shumë përfaqësues të shquar shkencor, shoqëror dhe politik të Maqedonisë.

Kremtimi i një prej përvjetorëve më të rëndësishëm, 110 Vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe unifikimit të alfabetit shqiptar, vazhdon me promovimin e më shumë librave, punimeve shkencore; është paraparë edhe konferencë shkencore në hotelin Epinal gjithashtu në Manastir, ndërsa si ngjarje qendrore do të jetë paraqitja e nesërme e gjigantit artistik Shkëlzen Doli, me koncert të violinës i shoqëruar nga filarmonia e Maqedonisë, nën dirigjimin e Mihael Macijashçik nga Polonia, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës – Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, me ç’ka ky jubile historik do të shënohet në nivel të lartë rajonal, në prani të përfaqësuesve të shqiptarëve nga i gjithë rajoni.

Marketing