Akademi solemne për veprën dhe sakrificën e dëshmorit të kombit Imri Elezi

Sonte bashkë me familjen e nderuar të dëshmorit të kombit Imri Elezi, liderin e çështjes sonë kombëtare Ali Ahmetin, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalid të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe bartës të funksioneve shtetërore me Akademi solemne në Sheshin Skënderbeu përkujtuam veprën dhe sakrificën e dëshmorit të kombit Imri Elezi.

Marketing

Dy dekada më parë, më 31 maj të vitit 2001, Imri Elezi dha jetën për ne, për lirinë tonë, për të drejtat tona, për një ardhmëri më të ndritur të fëmijëve tanë. Dha jetën për Çairin, për Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Kërçovën, për Strugën dha jetën për të jetuar ne.

Ai vërtet nuk është në mesin tonë, por sot nën imazhin e tij në SHFK “Imri Elezi” mësojnë 817 nxënës, numër ky që është vit për vit në rritje. Këta nxënës bashkë me personelin shkollorë çdo ditë nderojnë veprën e dëshmorit tonë, ndërsa nga sot kanë edhe himnin e vet që është thurur me vargjet më të bukura dhe që i kushtohet jetës dhe veprës së Imri Elezit, e që e mbështetëm ne si Komunë e Çairit.

Teksti i himnit është shkruar nga vet mbesa e Imriut, Arife Elezi Shabani, ndërsa kompozimi dhe interpretimi është realizuar nga profesori i nderuar i artit muzikor Nehat Curri.

Marketing