Akademikë nga Tirana, vizitë në ITKSH

Sot për vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishin kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad.Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga albanologët e shquar Gjovalin Shkurtaj e Shaban Sinani, për të na uruar Ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 12-të të themelimit të ITSHKSH-së.
Me këtë rast, për bibliotekën e Institutit dhuruan dhjetëra tituj shkencor, ndërsa me drejtorin e Institutit, Skender Asani, biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore në fushën e shkencave albanologjike.

Marketing
Marketing