Akademiku Izet Zeqiri ka një shqetësim

Maqedonia përballet me mungesë të rreth 6000 profesorëve me titull shkencorë, për plotësimin e nevojave të 6 universiteteve publike dhe 12 private. Aktualisht në gjithsej 1531 programe studimore janë të angazhuar vetëm 2718 profesor. Sipas profesorit Izet Zeqiri mungesa e kuadrit ka ulur ndjeshëm cilësinë e arsimit sipëror në vend.

Marketing

Ne assesi nuk duhet ta lejojmë këtë situatë dhe kërkoj që urgjentisht që Qeveria, konkretisht Ministria e Arsimit të formojë këshillin nacional për Arsim të lartë që do evaluojë, konstatojë dhe do propozojë masa për zgjidhjen e problemit në arsimin e lartë. Ne nuk kemi kapacitet si shtet dhe nuk kemi kuadro për gjitha këto, sepse në fakt ne e pranojmë se e kemi të komercializuar arsimin sipëror. Andaj është shumë me rëndësi që Ministria, institucionet të veprojnë me reforma të mirëfillta në arsim sipëror që të eliminohet e gjithë kjo që po ndodh”. – tha Izet Zeqiri, Profesor universitar

Faji sipas Zeqirit ekziston tek Bordi i Akreditimit i Maqedonisë, i cili nuk kryen inspektime në teren por bazohet vetëm në dokumentet që i ofrojnë universitetet.

Bordi i akreditimit është duke e kryer detyrën por duke u bazuar vetëm në dokumente, vetëm në projekte ata nuk dalin në terren dhe të mbledhin informacione. Ka agjenci të evaluimit dhe inspektor që duhet të vendosin për kushtet, sepse bordi i akreditimit vendos në bazë të projekteve vetëm në zyrë”. – shkroi Izet Zeqiri, Profesor universitar

Në Maqedoni aktualisht në universitetet publike dhe private, janë të regjistruar 11 000 studentë në shkencat ekonomike, 4700 në ato juridike dhe në shkencat mjekësore 8300 studentë, kundrejt një numri tejet të vogël në shkencat kompjuterike, teknologjike dhe të inxhinierisë, gjë që kërkon tregu i punës.

Marketing