Akademiku serb: Narko-mafia shqiptare lobon në gjithë botën, ja ç’bëri në SHBA

Dekani i Fakultetit të Sigurisë në Novi Sad, Miroslav Bjegovic, gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” në gjuhën serbe, thotë se Shqipëria dhe Kosova janë “narko-shtet”, duke theksuar se mafia shqiptare është e para në Evropë dhe e dyta në botë pas asaj kolumbiane.

Marketing

Ende nuk dihet se ku i bazon deklaratat e tij, por ajo që dihet është propaganda serbe kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Pyetjes së bërë nëse Perëndimi nuk është për ndryshim të kufijve në Ballkan, sepse ka frikë tensione të reja…, akademiku serb, përgjigjet kështu:

“Në të gjitha rastet e mëparshme Kosova dhe Shqipëria janë mbështetur për shkak se ata janë lobistë të shkëlqyer, kryesisht duke iu referuar ndikimit dhe fuqisë që shqiptarët kanë, dhe kjo është mafia e tyre sepse ka kapitale të mëdha. Ata bëjnë lobim në të gjithë botën me para të pista. Narko-mafia shqiptare është e para në Evropë dhe e dyta në botë në aspektin e qarkullimit, vetëm pas kolumbianëve. Vendet perëndimore janë të vetëdijshëm se një gjendje e tillë ekziston në Ballkan. Kryesisht ky është një narko-shtet, dhe nga ana tjetër, është i bazuar në terrorizëm. Nëse Evropa dëshiron paqe, prosperitet dhe stabilitet, i duhet të merret seriozisht me këtë problem, nuk të duken sikur ata janë problemi të njohur. Kjo nuk është e njohur për publikun e gjerë pasi mafia shqiptare e drogës në vitin 2004 financoi fushatën e zgjedhjeve presidenciale të John Kerry, i cili më vonë u bë Sekretari i Shtetit”.

I pyetur rreth ideve për ndarje të Kosovës, ai thotë se beson që Serbia mund të ketë rënë dakord mbi ambiciet e zyrtarëve të Prishtinës që kërkojnë disa pjesë të Serbisë.

Ai flet gjithashtu edhe për idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që Lugina e Preshevës të bashkohet me Serbinë.

“Ky është një projekt i vjetër i “Shqipërisë së Madhe”. Ne duhet të themi hapur se ky nuk është një opsion. Ne duhet të insistojnë tek demarkacioni, sepse çështja e Kosovës duhet të zgjidhet për të ardhmen e paqes në rajon dhe një të ardhme më të mirë”, tha ai në intervistën publikuar në mediat serbe./Ora News.tv/

Marketing