Akiku: Po punojmë që Arena Sport dhe Sport Club të emitohen edhe në shqip

Pas kërkesës së Qeverisë deri te Agjencia për Komunikime Elektronike që kanalet sportive si Arena Sport dhe Sport Club të emitohen edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase, drejtori i kësaj agjencie, Jeton Akiku për TV21 u shpreh se janë duke punuar në atë drejtim edhe pse kompetencat për përmbajtjen e emitimive, thotë Akiku janë te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuele e jo në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

Marketing

“Është duke u punuar në atë drejtim. Parimisht ingerencat për përmbajtjen e emitimive janë te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuele e jo në Agjencinë për Komunikime Elektronike. Nuk e di pse Qeveria na angazhoi neve si institucion për këtë problematik. Qëndrim zyrtar do kemi nga java e ardhshme pasi të konsultohen juristët e AKE dhe ASHMAA”, u shpreh Akiku.

Qeveria ka propozuar kanalet sportive si Sport Klub dhe Arena Sport të cilat janë të regjistruara në vendin tonë të emitojnë edhe në gjuhën maqedonase dhe shqip. Agjencia në afat prej 3 muajsh duhet të jap përgjigje mbi këtë çështje.

Marketing