Akoma nuk dihet kush e ka sulmuar faqen e rezultateve zgjedhore

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se kush qëndron pas sulmit kibernetik të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë procesit të grumbullimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Marketing

Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, doli nga funksioni nga një sulm i dyshuar DDoS të mërkurën në mbrëmje gjatë publikimit të rezultatit zgjedhor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë është duke punuar në zbulimin e autorëve të sulmit kibernetk të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Faqja zyrtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ku janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve edhe të premten është jofunksionale.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të japë më shumë detaje se kush qëndron pas sulmit, siç shprehet, të më shumë se 20 milionë IP adresave që kanë sulmuar, megjithëse nënvizon se bëhet fjalë për sulm hakerësh nga jashtë shtetit.

Ai hedh poshtë të gjitha informacionet se sulmi kibernetik ka ndikuar në manipulimin e rezultatit zgjedhor.Derkovski shprehet i prerë se sulmi në faqen e internetit vetëm e ka pamundësuar informimin e qytetarëve në kohë reale dhe në asnjë mënyrë nuk ka mundur të manipulohet rezultati i zgjedhjeve pasi të dhënat janë proceduar përmes rrjetit të brendshëm krejtësisht të pavarur që ka KSHZ-ja me Këshillat e Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Marketing