Aksident fatal në Greqi, humb jetën një shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kretë, si pasojë e një aksidenti.
Sipas raportimit të mediave lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania.

Marketing

Viktima është një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa ishte duke drejtuar një motor, është përplasur me një automjet.

Përplasja rezultoi fatale për 48-vjeçarin, i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejtë, që mbërritën në vendngjarje.

Mediet vendase raportojnë se shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania.

Marketing