Aksident fatal për çiklistin nga Tetova

Një banor i Sedllarcës së Poshtme 51 vjeç, derisa ngiste biçikletën është goditur për vdekje nga një makinë e tipit BMW me targa të Tetovës të drejtuar nga i riu 22 vjeçar.

Marketing

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 17. 30 në rrugën Tetovë-Brvenicë. Gjatë aksidentit, çiklisti pësoi lëndime të rënda trupore nga të cilat vdiq. Ekipi i Ndihmës së Parë kishte konstatuar vdekjen e tij. Hetimi në vendin e aksidentit është kryer.