Aksident i frikshëm në Lushnje, benzi futet poshtë kamionit

Një aksident i frikshëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në bay passin e Lushnjes. Si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte mjeti tip benz me targa aa 050 ed, ka bërë që të përplaset me një kamion me traga aa569 c.

Marketing

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe benzi është futur në pjesën e poshtme të kamionit, që për të shmangur aksidentin është përplasur dhe me rrethimin e një biznesi.

Pavarësisht përplasjeve drejtuesi i mjetit veturë fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina.

Ai është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia thotë se shpejtësia e lartë është bërë shkak për këtë aksident.