Aksident i katërfishtë në Lezhë-Shkodër, disa të plagosur në spital

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Marketing

Sipas njoftimi të policisë, bëhet me dije se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku janë shënuar disa të palgosur.
Ta plagourit janë nisur për ndihmën e parë në spital teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Marketing